




Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani ka reaguar për videon ku keqtrajtohej vajza e komunitetit RAE dhe injorimi i ministrit, Faton Peci ndaj këtij keqtrajtimi.
Rrahmani me anë të një postimi dënoi ngjarjen, shkruan Periskopi.
“Racizëm. Turp!”, ka shkruar Rrahmani në postimin e tij.
Ministri Peci në reagimin e tij, pasi u kritikua për injorancën ndaj ngjarjes që ndodhi para syve të tij, sulmoi ashpër “rugovistët e Hashimit” dhe i tha Behgjet Pacollit “Politikan i Kremlinit”./Periskopi/