




Për një jetë më të mirë, shumë të rinjë lanë vendin e tyre e ikën në rrugët e mërgimit, shkruan RepublikaOnline.
Përveq sakrificave duke dalur herë “në të zezë”, shpesh atje u përballën edhe me mallin për atdheun e familjen. Admiri nga Podujeva, ka 8 vite që nuk e ka takuar familjen e tij, por sot ishte ditë e madhe për ta.





Admiri pas 8 vitesh u kthye në Kosovë, e për familjen kishte përgaditur një befasi, shkruan RepublikaOnline. I veshur si babadimër, ai shkoj për vizitë tek familja e tij ku po darkonin.
Moderatori i emisionit po pyeste nënën e Admirit, ndërsa asaj ja ndjeu zemra që djali i saj kishte ardhur. Më në fund Admiri hoqi maskën e babadimrit, e mes lotësh u takua pas plotë 8 vite me familjen./RepublikaOnline