




Momente paniku kanë mbizotëruar në Stamboll, në zonën e Bebekut pasi një pjesë restoranti që ndodhej pranë ujit është shembur.
Siç raporton rrjeti turk Haberler, dyshemeja e restorantit pranë detit u shemb duke lënë të lënduar katër persona të cilët më pas u dërguan për ndihmë mjekësore.





Në pamjet e publikuara mund të shihen njerëz në ujë ndërsa tentojnë të dalin me not.
Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende.
Për të parë videon, klikonikëtu.