Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, përmes një statusi në facebook, ka reaguar ndaj atyre që po e sulmojnë Albina Kelmendin, pasi kjo e fundit me këngën “Duaje” do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
“Imagjinoni ne menyre hipotetike sikur Albina Kelmendi te vdiste ne skene pas marrjes te lajmit se ajo kishte fituar vendin e pare?! Keta gypat e WC-ve publike do t’i thurnin vetem lavde.”, ka shkruar Zeka.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Per do gypa WC-esh qe po e sulmojne Albina Kelmendin
Gjate festivalit te kenges ne RTSh, kurr nuk do ta harroje te madhin Mirush Kabashin, i cili tha: – Ishte hapaur lajmi se kisha ikur per ne boten tjeter. Mbase jam njeri i rralle qe isha me fat me i pa njerezit se si reaguan pas vdekjes time!
Imagjinoni ne menyre hipotetike sikur Albina Kelmendi te vdiste ne skene pas marrjes te lajmit se ajo kishte fituar vendin e pare?! Keta gypat e WC-ve publike do t’i thurnin vetem lavde.
Duke qene krijesa njeqelizore, totalisht pa tru, duke mos pasur aftesi intelektuale edhe pse jo per ta kritikuar kengen, keta kapen tek jeta e saje private. “E ndau burrin nga gruaja”! E cili njeri munde ta ndaje dikend, neqoftese jeta bashkeshortore do te funksiononte?! Askush!
Deri kur do te ecim me kete mendesi primitive?!!!
Ne momentin qe behesh i famshem, ne momentin qe krijon nje veper, keta gypat e WC-ve publike mundohen te te perbijne. Keta harrojne se gypat jane te ndertuar te perbijne …, po jo suksesin e askujte.
Shqiperia na ka bere krenar, bashke me Albina Kelmendin, dhe familjen e saje!!!