Fadil Maloku, ka shkaruar për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke thënë se përmes tij bota ka njohur shqiptarët.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se, liderët si Rugova nuk duhet që të urrehen e as të respektohen për shkak te ideologjisë e partisë.
“P.S. Liderët, si Rugova, as s’duhet t’i urrejmë e as t’i respektojmë shkaku i ideologjisë e shkaku i partisë! Por, shkaku se; Kosova nuk është aq e madhe sa edhe këto pak mendje të ndritura që i kemi, t’i “vrasim” prej dashnisë së tepërt dhe t’i “respektojmë”, prej urrejtjes së mangët!”, ka shkruar Maloku në Facebook.
Ai tutje ka thënë se përmes Rugovës bota ka mësuar gjeografinë, demografinë, mentalitetin dhe etnopsikologjinë moderne shqiptare.