Ish-trajneri i Kombëtares së Spanjës, Vincente del Bosque ka zbuluar se kishte provuar që ta bind Lionel Messin të luaj për Spanjën.
Del Bosque në të kaluarën kishte drejtuar kombëtaren spanjolle, respektivisht nga viti 2008 deri në vitin 2016, ku përgjatë asaj periudhe arriti t’ia sjell Spanjës titullin e parë të Kupës së Botës.
Por, Del Bosque ka treguar haptazi dëshirën që e kishte për ta pasur Messin në kombëtaren e tij asokohe, por që superylli argjentinas kishte refuzuar për shkak të dashurisë ndaj kombit të tij.
“Kam provuar gjithçka për ta bindur Messin që të luaj për Spanjën. Sidoqoftë, ai refuzoi për shkak të dashurisë që ai e ka për shtetin e tij”, tha Del Bosque.
Refuzimi i Kombëtares së Spanjës për atë të Argjentinës nuk doli të ishte i gabuar, pasi që Messi e fitoi Kupën e Botës këtë vit që u mbajt në Katar.