Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), e ka akuzuar Qeverinë Kurti II se janë praktikant në qeverisje dhe nuk kanë koordinime në mes tyre.
Berisha ka shtuar se diçka që e mohon Ministri i Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, deputeti i po të njëjtës parti, Armend Muja publikon listën e njerëzve që duhet të arrestohen në katër komunat veriore të Kosovës.
Më tej Berisha ka thënë se nuk ka pasur asnjë seancë të jashtëzakonshme për situatën në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
“Po dëshirojnë ta prezantojnë se çdo gjë është në rregull. Shkon ministri Sveçla i merrë 60 pjesëtarë të FIT-it, të cilët janë për tjera destinacione, por ai i merr me veti edhe ata e rrethojnë e dërgojnë në veri që të bëjë një fotografi Sveçla”, ka deklaruar ai.
“Serbët thonë se ka lista për arrestime, Ministri i Brendshme e mohon se ka lisat (të tilla), deputeti Armend Muja, që është në Komisionin për Financa, dje e publikoj (një listë) edhe thotë se ka. Këtu ka mosharmonizim. Këta janë praktikantë që nuk e din se çfarë është qeverisja”, ka theksuar Berisha.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti, duhet të ec sipas rekomandimeve të Departamentit të Shtetit Amerikanë, dhe të distancohet në retorika që shkakton dëme të pariparueshme.