




Një ushtar i KFOR-it amerikan ka marrë vëmendjen e qytetarëve në Prishtinë.
Duke qenë se sheshi i kryeqytetit është ‘zgjatur’ deri tek katedralja, dhe tanimë janë vendosur shtëpiza aty, shumë qytetarë po kalojnë kohën aty, duke pirë kafe e çaj.





Por, as muzika nuk mungon, e së fundmi një ushtar i KFOR-it amerikan me vallëzimin e tij ka bërë që njerëzit t’i kenë sytë tek ai.
I ndodhur aty së bashku me kolegët e tij, këta të fundit shihen edhe duke i bërë video ushtarit të KFOR-it teksa po e shijon në maksimum vallëzimin e tij.