Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës po mbledh të gjitha informacionet për Milan Radojçiq.
Sveçla në një konferencë për media tha se të gjithë kriminelët, përfshirë edhe Radojçiq, të sillet para drejtësisë.
“Ne jemi duke hetuar të gjitha informacionet që marrim. Policia e Kosovës bashkë me institucionet e tjera të policisë janë shumë efikase në mbledhjen e informacioneve e përgatitjen e operacioneve të duhura. Në momentin që këto informacione konfirmohen do të kujdesemi që secili kriminel, përfshirë edhe Milan Radojqiqi të sillet para drejtësisë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromise”.
Tutje, Sveçla tha se Radojçiq, herët ose vonë do të bie në duart e Policisë së Kosovës e pastaj do të përcillet deri tek drejtësia për t’u ballafaquar me të gjitha veprat kriminale me të cilat ngarkohet.
“Ai është subjekt i përndjekjes së institucioneve të Republikës se Kosovës dhe herët a vonë do të bie në duart e policisë e do ta përcjellin deri të drejtësia për t’u ballafaquar me të gjitha veprat kriminale me të cilat ngarkohet”.