




Dyshja e rep artistëve pjesë e kastit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Stresi kanë vazhduar diskutimet e tyre edhe gjatë ditës së sotme rreth MC Bekës.
Të pakënaqur me MC Bekën, ata kanë vazhduar të komentojnë sjelljet e tij karshi banorëve të tjerë, në veçanti ndaj vajzave dhe Edonit/Victorias.
Madje, edhe Stresi ka thënë se ai “duhet të dalë jashtë” nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, me pretekstin se duhet “të kujdeset për babain e tij”.