Imami tregon lutjen që duhet ta thonë beqarët për t’u martuar (Video)

Imami shqiptar Ahmed Kalaja, kohë më parë ishte mysafir në emisionin “Libero” në televizionin ATV me autor Resul Sinanin.

Ai, në këtë emision, ka thënë se ekziston një lutje edhe për beqarët të cilët duan të martohen. Sipas tij, ajo është “lutja e Zekirijas” që Kalaja thotë se e ka përmendur Zoti në Kuran.

“Është lutje speciale, ku ai i drejtohet Zotit: “O Zot mos më lër mua të vetëm, ti je trashëguesi më i mirë i njerëzimit”, ka thënë Kalaja në Libero. Sipas tij, beqarët nëse e thonë këtë lutje, do te kenë dobi të mëdha dhe se Zoti do t’u përgjigjet atyre.

Për më shumë, shikojeni videon e më poshtme: