




Një prind nga qyteti i Podujevës, ka raportuar në Gazetën Insajderi, se drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët, “Dëshmorët e Kombit”, Muhamet Jakupi, ia ka rrahur fizikisht djalin e tij i cili është nxënës në këtë shkollë dhe vijon mësimet në klasën e nëntë.
Babai i nxënësit 14 vjeçar L.D, rrëfeu për Insajderin se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme kur djali e kishte marrë telefonin në shkollë dhe sipas tij kjo ishte arsyeja që drejtori i kësaj shkolle si përfundim edhe ia rrahu djalin.





“Djali s’ka flejtë ton natën pram, e ka marr telefonin me veti edhe u shku me telefon në shkollë, edhe drejtori ja ka marr telefonin ja ka hi shpull djalit, edhe e kish majtë edhe tri ore qashtu në mësim, kur ka ardhur në shpi i ka kallxu nanës të vet”, tha L.D.
Tutje ai vazhdoi se ka shkuar edhe në shkollë pasi e ka marrë vesh, mirëpo drejtori ka treguar sjellje arrogante edhe me të, madje siç ka treguar thotë se edhe e ka kërcënuar.
“Edhe në video drejtori çfarë sjellje arrogante bën, më kërcënoi edhe mua realisht, tmerruese çfarë gjendje, djali as një minutë s’ka flejtë ton natën”, ka shtuar prindi i nxënësit 14 vjeçar, i cili vijon mësimet në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.





Derisa në videon e dërguar nga vetë prindi, L.D, dëgjohet duke e pyetur drejtorin e shkollës se pse e ka rrahë shpullë djalin e tij.
Ndërkohë në bisedë e sipër, situata tensionet dhe drejtori dëgjohet teksa iu drejtohet me fjalët, “dil prej zyre, hup, dil prej zyre po të them”.