Banorët e Big Brother VIP Kosova, Andi dhe Artani sonte kanë shprehur një lutje publike drejtuar ish të dashurës së Stresit, Keisit.
“Kjo porosi shkon për Keisin, shoqen tonë të dashur. Disa fjalë prej zemre – nëse je duke na ndjekur, vetëm ta dish, që zemra e Stresit ende rrah për ty”, ka thënë Artani.
“Tu kisha lut me zemër e me shpirt, mendoje ditën e parë sa e mirë edhe sa e ëmbël ka qenë, mundet me vazhdu ajo ëmbëlsi”, ka shtuar ai.
Ndërsa, Andi duke iu drejtuar Keisit, ka thënë – “Unë jam person që besoj në dashuri shumë, më kishit shtuar jetën dhe motivimin nëse dashuroheni hala më shumë, edhe mos me pas asnjë lloj frike dhe ndrojtje me e shprehë”.
Shiko videon: