Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH, ka përfunduar me fitues Albina dhe Familja Kelmendi, derisa çmime në këtë festival ka marrë edhe Erma Mici që mori çmimin “debutuesja më e mirë, kurse Rovena Dilo mori “çmimin e karrierës”. Tri çmimet e jurisë ju takuan “2 Farm” (Atomic), Albina Kelmendi dhe familja (Duje) morën çmimin e dytë kurse çmimi i parë i takoi Elsa Lilës (Evita).

ARDIAN JASIQI

Ethe, adrenalinë dhe konkurrencë ndryshe nga të tjerët është përcjellë edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH, i cili këtë herë fituesin e zgjodhi publiku dhe jo juria e festivalit.

Publiku pati mundësi që të votonte nga nata e mbrëmshme dhe atë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, derisa ata mund të votonin deri në tri herë.
Ky edicion, ktheu në skenë njërën prej këngëtarëve më të njohura të festivaleve në Shqipëri, Elsa Lilan. Ajo solli në skenë këngën “Evita” një këngë që ajo ishte kantautorë e saj, por që ja doli ta fitojë çmimin…

Nuk ishte vetëm Elsa që pati një këngë dedikim për vajzën e saj.

Po ashtu, këngë dedikimi pati edhe rok artisti kosovar, Petri Çarkaxhiu, një këngë që ai ia dedikonte nënës së tij.

Skenës së Festivali të Këngës në RTSH, ju kthye edhe këngëtarja Manjolla Nallbani, e cila rrezikoi gjithçka për ta fituar, madje u paraqit më ndryshe nga stili i saj që ta bëjë publikun për vete, por që duket se nuk ia mbushi mendjen.