10 vjet e gjysmë b urgim dhe 1.2 milion franga (1 milion e 220 mijë euro) dëmshpërblim.
Ky është vendimi që të martën e ka marrë i Gjykata e Solothurnit në Zvicër, për 28-vjeçarin nga Kosova.
Gjithashtu në dënim përfshihet edhe ndalimi i qëndrimit në Zvicër për 10 vjet pasi ai ta ketë mbaruar v uajtjen e d ënimit.
28 vjeçari në vitin 2016-të e kishte njohur një vajzë 16 vjeçare nëpërmjet internetit.
I pandehuri e kishte shtyrë v iktimën të kryente p rostitucion.
Nëpërmjet këtij aktiviteti i legal kosovari kishte fituar 1 milion franga.
Nga 2016-ta e deri në vitin 2018-të “Loverboy” po ashtu kishte prodhuar fotografi dhe video nga v iktima dhe kishte inkasuar para me to, shkruan Radio Televizioni i Zvicrës “SRF”.
Avokatët e kosovarit kishin kërkuar lirimin e tij.
Vet i akuzuari tha se dëshiron gj ykim dhe vendim fer.
Pala mbrojtëse pritet të apelojë ndaj këtij vendimi, shkruan SRF.