Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu në një intervistë të dhënë në “Prime Time” ka komentuar tensionet dhe barrikadimin e veriut nga serbët lokal, raporton Gazeta10.
Spahiu ka thënë se çdo ditë “bosi po fryhet e mund të shpërthej” duke shtuar se popullata e Mitrovicës është futur në sandviç nga Qeverisa e Kosovës dhe Serbisë për të treguar se kush e ka kontrollin mbi veriun.
“Jo megjithatë tensioni nuk ndjehet shumë në jug, por vet fakti që bllokada ka zgjatur 12 ditë, çdo ditë e më shumë që shkon vetëm fryhet ai bosi dhe mund të shpërthejë.
Është një popullatë e tërë prej gati 40 mijë banorëve që është e bllokuar në të dyja anët, në një garë në mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë se kush do ta ketë kontrollin në veri. Janë futur në sendviq 40 mijë banorë, kryesisht serb por edhe shqiptar boshnjak e pakica të tjera, të cilat Qeveria e Kosovës jau ka mbyllur kufirin me Serbinë, dy pika, ndërkohë që ajo e Serbisë ka ngritur barrikada dhe e ka ndërprerë komunikimin e kësaj pjesë me pjesën tjetër të Kosovës. Sa më shumë që zgjatet kjo situatë pika e vlimit vetëm se shtohet, nëse nuk do të ketë një marrëveshje ne po shkojmë drejt një përleshje mes policisë së Kosovës dhe bandave të Vuçiqit që tashmë janë grupuar e stërvitur për detyra luftarake.”, ka deklaruar Spahiu.
Tutje, Spahiu ka thënë se sipas situatës aktuale jemi buzë një lufte./Gazeta10