“Shumë po iu afrohet femrave”, Beka në “shënjestrën” e Shotës, Lugatit dhe Getinjos

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, përfshirë: Shotën, Getinjon, Lugatin dhe Stresin, gjatë ditës së sotme kanë bërë një bisedë me fokus në – MC Bekën.

Ata janë “ankuar” se ky i fundit, për shkak të nominimeve të javës po aktivizohet vrullshëm, dhe madje Getinjo e ka akuzuar MC Bekën se po i afrohet shumë vajzave të shtëpisë.

“Shumë po iu afrohet vajzave. Po më vjen keq më i thënë”, ka thënë Getinjo pos tjerash.