




Rrahim Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të merr masa për të hequr menjëherë barrikadat e vendosura nga grupet kriminale serbe.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të dorëzohet para bandave kriminale serbe që veprojnë në veri.





Gjithashtu Pacolli shton se tashmë kanë kaluar 12 ditë dhe policia e Kosovës po rri e izoluar dhe në të ftohtë për të ruajtur rendin dhe qetësinë.
Postimi i plotë i Rrahim Pacollit:





I bëjë apel Qeverisë së Kosovës që të merr masa për heqjen e barrikadave menjëherë.
Shteti ynë duhet të ndërmarr masa, pasi kjo që po ndodh në atë pjesë të vendit është më shumë se qesharake dhe e pa tolerueshme, sepse kanë kaluara më shumë se 12 ditë dhe policia e Kosovës rri e izoluar dhe në të ftohtë për të ruajtur rendin dhe qetësinë.
Kjo është qesharake sepse Qeveria e Kosovës nuk mund të dorëzohet para bandave kriminale serbe që veprojnë në atë pjesë të vendit dhe para 100 pjesëtarëve të MUP-it dhe UDB-së serbe.Rr.P