Kylian Mbappe ka treguar gjatë Kupës së Botës 2022 se është ylli i ardhshëm i futbollit dhe i destinuar të fitojë çmime të shumta të Topit të Artë gjatë karrierës së tij.
Ritmi dhe aftësia e tij për të shënuar gola e bëjnë atë një nga më të mirët në botë, nëse jo më i miri tashmë, pasi shënoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës, pavarësisht humbjes nga Argjentina në penallti.
Megjithatë, ai ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain dhe ka pasur thirrje në rritje që sulmuesi të largohet nga Ligue 1 dhe t’i bashkohet një tjetër klubi të lartë, si Real Madrid.
Një ekip që ka qenë gjithmonë në gjurmët e tij dhe ishte afër nënshkrimit të tij vitin e kaluar është Real Madrid.
Florentino Perez tashmë po llogariste në ardhjen e tij përpara sezonit 2022/23, por në minutën e fundit lojtari e refuzoi propozimin dhe qëndroi në Francë.
Kjo gjë la një ndjenjë të keqe në kryeqytetin spanjoll dhe u duk se mundësia për ta parë Mbappen në të bardhë ishte zhdukur plotësisht.
Megjithatë, Real Madridi mund ta ketë falur tashmë Mbappen, pasi gazeta italiane La Gazzetta dello Sport raporton se skuadra spanjolle ka gati një miliard euro për të nënshkruar me yllin francez në verën e vitit 2023.
Pretendohet se Real Madridi do të paguajë 150 milionë euro për transferimin, 630 milionë euro pagë dhe 220 milionë euro komisione.
Asgjë nuk është konfirmuar në Madrid dhe është e vështirë të besohet se klubi do të paguante kaq shumë para për një lojtar, dhe aq më tepër kur Florentino Perez u ndje i tradhtuar nga ndryshimi i papritur i vendimit në verën e vitit 2022.
Gjithsesi, Mbappe do të jetë ylli i dekadës së ardhshme dhe Real Madrid do të dojë të ketë më të mirët në botë në radhët e veta. /Gazeta Express/