




Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti është i njejtë më ish-presidenti, Hashim Thaçi, por ata dalojnë vetëm me metodat.
Ai ka thënë se ata janë të njejtë por vetëm metodat e tyre dallojnë nga njëri-tjetri.





Haxha ka shpejguar se pse mendon kështu.
“Sot, Qeveria e Kosovës i ka afër diku 50 milionë edhe mburret, si Hashimi si Albini këta janë absolutisht, është një iluzion i qytetarëve tonë që kanë degradu institucionet sikur ai në të kaluarën sikur ky tash, është sikur një shuplakë e dorës, ky kështu ai në anën tjetër vetëm i kanë ndërru metodat”, tha Haxha në Tempus.