




Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka bërë një reagim pas konferencës që e mbajti sot pasdite ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Berisha ka thënë se ka menduar që Sveçla e ka thirrur këtë konferencë për të dhënë dorëheqjen e tij për dështimet në veri.
Postimi i plotë:





Unë mendova se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla konferencën për medie e ka thirrën me dhën dorheqje për arsye të dështimin e tij dhe qeveris që e përfaqëson, për të siguruar livizjen e lirë dhe respektimin e ligjit në veri të vendit.
Ky tipi po na tregon mualifet e radhës dhe për gjendjen shëndesore të kriminelit Pantiç dhe lutjet që po ja u bëjn partënerve ndërkombëtar me sjelle në vendin e duhur.
Në vend se të tregoj për hapet që po i merrën qeveria për lirimin e rrugëve të bllokuara dhe shpartallimin e grupeve të armatosura, ai vazhdon ti hedhën hi syve të qytetarve me deklarata koti dhe pa përmbajtje duke fyer rënd edhe intelegjencën tonë.
Përmedja e grupeve me armë të gjata në atë pjesë të vendit dhe mosveprimi që po e bënë regjimi aktual, është legalizim i atyre grupeve dhe humbje e sovranitetit në 17% të territorit të Kosovës.