Banorëve sonte u erdhi harxhi i porositur me buxhetin e ndarë për këtë javë, mirëpo një lëshim i tyre bëri që gati 300 euro t’i vijnë cigare. Krejt kjo bëri që të ketë përplasje në mes të Getinjos dhe Bekës.
Beka e arsyetonte këtë lëshim, duke thënë se ushqimi i nevojshëm është marrë dhe se pse pjesa tjetër është cigare, s’është diçka e madhe.
“Të parën e kemi marrë ushqimin që kemi pasur nevojë, tjetrën e kemi marrë cigare. Cigarja s’prishet, javën tjetër nuk merr hiq”, tha Beka.
Mirëpo këtë deklaratë të Bekës nuk e pranoi mirë Getinjo.
“Ju po e mbuloni gabimin se cigarja nuk prishet, a javën e kalume që i kemi pasë 100 euro, kokën na e keni prishë për cigare, shumë dyqind euro cigare”, ka thënë Getinjo.
“Jo, shumë janë 300 euro cigare”, ia ktheu Beka.
“Po sot i ke treqind euro”, iu kundërpërgjigj reperi.
https://www.youtube.com/watch?v=chV2ahnivCs