Lista Serbe i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili më herët në një postim në Facebook akuzoi kryetarin e këtij subjekti, Goran Rakiq, për barrikadat në veri, duke thënë se ai po bashkëpunon me grupe kriminale.
Këto cilësime të Sveçlës e kanë nervozuar Listën Serbe e cila ka thënë se ky është një kërcënim i hapur sipas tyre.
“Pa asnië provë për akuzat, ministri i Kurtit që nisë Njësitë Speciale të cilat kanë treguar urrejtjen për serbët disa herë, dërgon kërcënime direkte tek përfaqësuesit legjitim të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë”, thotë Lista Serbe.
“Por ne i themi Sveçlas, Kurtit dhe mentorëve të tyre se nuk ekziston një kërcënim i tillë që do të frikësojë asnjë anëtar të Listës Serbe apo do të na pengojë nga synimi ynë për të luftuar në mënyrë paqësore dhe demokratike për të drejtat dhe mbijetesën e popullit serb. Pas kërcënimit të drejtpërdrejtë të Albin Kurtit dhe Xheelal Sveçlës, i themi se do t’i mbajmë ata absolutisht përgjegjës në rast se rrezikohet siguria, integriteti fizik dhe psikologjik i Presidentit Rakiq apo ndonjë qytetari”, thotë kjo parti.
Madje kjo parti ia kujtoi Sveçlës protestat e dhunshme të Vetëvendosjes në Prishtinë.
“Por ju nuk e kuptoni këtë sepse filloni nga vetja, dhe krimineli nuk beson në ndershmëri. Nuk ishte Rakiq, por Sveçla, pjesë e lëvizjes gjatë protestave ku u gjuajtën me gurë ndërtesat e institucioneve, automjetetet zyrtare u dogj dhe në shënjestër ishte godina e qeverisë në Prishtinë”, tha kjo parti në reagimin e saj.