Nga Viktor Buzhala
Serbia ishte në Kosovë për 100 vjet. Nuk mujti me e mbajtë. Jo për tjetër, por nuk mund të mbahet e pushtuat dicka që s’të takon. Dhe Serbia e di këtë shumë mirë.
Ishin këtu për 100 vjet dhe në momentin kur shqiptarët e Kosovës filluan kryengritjen, nuk mundën të rrinë as dy vjet. Ikën me bisht ndër shalë.
Deklaratat e tyre që mezi s’presin të hyjnë në Kosovë janë për konsum politik të brendshëm, deklarata populliste. Madje, shumicës politike as që i intereson Kosova. Ata mezi po e mbajnë Serbinë.
Edhe këtkesa për futjen e 1000 ushtarëve në Kosovë drejtuar KFOR’it është për konsum politik atje.
Fqinji ynë verior ka probleme të jashtëzakonshme me popullimin e vendit. Sot kanë 89 banorë për kilometër/katror. Pra, është në mesin e vëndeve më të sh’populluara të Evropës. Dhe, edhe me këtë strukturë kanë probleme të mëdha. Ata pak më të mënçur po ikin nga ai vend drejt Përendimit, duke e zvogëluar tutje popullatën.
Për më tepër, Serbia ka natalitetin ndër më të ulëtit të Evropë. Pra, po i tkurret popullata me ritme të shpejta tutje.
Kosova ka gati dyfish banorë për klimoetër/katror, rreth 170. Natalitetin e ka ende të lartë krahasuar me Serbinë dhe strukturën e popullatës dukshëm më të re.
Ajo mund të ia mësyej Kosovës vetëm të marrë njerëz nga këtu për ti populluar qytetet dhe fshatrat e veta, se nuk i ka rëndet të vijë më këtu. S’ka njerëz edhe po deshti.
Me shqiptarë nuk do të mund ti qeverisë shqiptarët. Provoi gjatë viteve 90 por dështoi keq. I kishte në duar ‘shqiptarët e ndershëm’, me të cilët mund të qeveriste. Të tjerët e refuzuan, lëshuan punën e çdo gjë, por bashkëpunimin me ta nuk e pranuan në asnjë rrethanë.
Pra, ata e dinë këtë dhe s’janë aq budallenj sa t’ia nxjerrin vetit 100 mijë telashe e të kthehen sërish me bisht ndër shalë.