Gazetare: Arianitë Zhegrova
Në pikën kufitare në Merdarë qytetarët janë shprehur se nuk kanë pritur gjatë për ta kaluar kufirin, por për dalje kohëzgjatja është më e madhe
Ka kaluar rreth 20 orë rrugë për të arritur këtu në Merdarë.
Milot Aliu bashkë me familjen e tij udhëtoi nga Gjermania për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë.
Por si i kaloi kilometra rrugë drejt vendlindjes?
Që pritjet për të hyrë në Kosovë nuk janë më të gjata se një orë e pohojnë edhe mërgimtarët e tjerë.
Madje ata u shprehën se udhëtuan me lehtësi.
Kjo pikë kufitare u shfrytëzua pasi ato në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Këta nuk ishin të vetmit që të martën erdhën në vendlindje.
Prapa kamerës shoferët e kamionëve i thanë ekipit të televizionit që pritjet janë deri në pesë orë.
Mirëpo në faqen zyrtare të Ministrinë të Punëve të Brendshme figuron se pritjet për hyrje dhe dalje janë duke zgjatur tre deri në pesë minuta.