




Grupi “Besa-besë, mos bli prodhime serbe” ka organizuar një aktivitet mjaft interesant në Skënderaj.
Qytetarët të cilët në qese nuk kishin prodhime serbe, shpërbleheshin me një qese me prodhime vendore.
Thirrja e tyre ishte “mos bli prodhime serbe”.
Kjo fushatë po bëhet me qëllim që të mos konsumohen produktet që vijnë nga Serbia por të blihen ato vendore.





Postimi i plotë:
Sot në Skenderaj, ai/ajo që nuk kishte në qeset e tyre prodhime serbe, i jepej një dhuratë modeste me 12 produkte vendore.
Thirrja jonë ishte: “Mos bli prodhime serbe”.