




Jo vetëm kosovarët, edhe qytetarët e pjesëve të ndryshme të Gjermanisë kanë mbetur pa energji elektrike. Ndër rajonet që po ka mungesë të elektricitetit është ai i Dusseldorfit.
Gjermania dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës dhe si përgjigje, Rusia ka ndalur vazhdimisht dërgesat e gazit natyror në Gjermani përmes tubacionit Nord Stream 1.
Për ndërprerje të energjisë elektrike kishte paralajmëruar qeveria gjermane





Kështu, me afrimin e dimrit, qeveria gjermane u ka kërkuar qytetarëve të saj të ul konsumin e energjisë elektrike për të shmangur ndërprerjet e energjisë, gjë që ka bërë që gjermanët të blejnë qirinj, sipas NPR.
Zyra Gjermane e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës për Fatkeqësitë ka këshilluar qytetarët që të përgatiten për ndërprerjet e energjisë elektrike duke veshur rroba, duke përdorur elektrik dore dhe duke grumbulluar qirinj dhe bateri.
Ndryshe, Gjermania ka përqafuar energjinë e gjelbër dhe më parë është përpjekur të heqë gradualisht lëndët djegëse fosile më ndotëse si qymyri, ndërsa importon sasi të konsiderueshme të gazit rus.