Hovenier takohet me Gërvallen: Lidhjet e forta mbështesin partneritetin e vendeve tona

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi të bërë në Twitter Hovenier ka bërë të ditur se është takuar edhe me diplomatin kosovar Anell Bajra.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë ka theksuar se lidhjet e forta mes shteteve mbështesin partneritetin e zyrave tona të marrëdhënieve të jashtme në këtë shkëmbim.

“Kënaqësi të takohem me DPM-në @GervallaSchwarz dhe diplomati kosovar Anell Bajra sot. I uroj Anellit një vit të suksesshëm në punën e DC @StateDept Byroja e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës @ECAatState. Lidhjet tona të forta mbështesin partneritetin e zyrave tona të marrëdhënieve të jashtme në këtë shkëmbim”, ka shkruar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.