




Diaspora ishte cilësuar si “infuzion” për ekonominë e Kosovës nga njohësit e çështjeve ekonomike, duke shtuar se numri i mërgimtarëve që do të vijnë pritet të jetë i madh, e që sipas tyre kjo do të rezultojë edhe në gjallërimin ekonomik të vendit.
Festat e fundvitit zakonisht i sjellin mërgimtarët në atdhe. Dashuria për vendlindjen por edhe masat ekstreme që janë marrë në shumicën e shteteve perëndimore ku jetojnë shumë kosovarë i kanë shtyrë ata të nisen që festat t’i kalojnë në vendlindje.





Ditëve në vijim mërgimtarët do të vijnë për pushime në vendlindje për festat e fundvitit, megjithate brenga më e madhe janë kolonat që krijohen në vendkalimet kufitare. Në linkun e mëposhtëm mund të kontrolloni në çdo kohë gjendjen në pikat kufitare.
Për të mësuar për gjendjen e trafikut në pikat kufitare shikoni në linkun posht përmes aplikacionit të kërkimit “google”.