




Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka folur për situatën në veri të vendit, ku janë ngritur disa barrikada, teksa Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in po monitorojnë situatën atje.
Megjithatë, Rrustemi ishte optimist, ndërsa tha se “në veri, kemi sovranitet si asnjëherë më parë”.





“Ne kemi sovranitet si asnjëherë më parë përmes autoriteteve siç është Policia e Kosovës, që kontrollon rripin kufitar, kontrollon Ujmanin, patrullon në secilën pjesë veriore. Në anën tjetër, janë larguar zyrtarët nga institucionet lokale në atë pjesë”
“Në momentin e parë kur u përballen me një vendim për vendosjen e ligjshmërisë, ata liruan detyrën”, deklaroi ligjvënësi i pushtetit në RTV 21.