




Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka kritikuar ashpër udhëheqësit e shtetit për mos reagimin e tyre tash e 11 ditë për situatën në pikat kufitare ku ndodhen të bllokuar policët tanë nga forcat terroriste ruso-serbe.
“Ku është reagimi i “komandantes supreme”, i “Gjeneral Kurtit”, i “nënkolonel” Bislimit, i komandant Sveçlës apo i Zonjës Non-Grata Haxhiu.
Postimi i Kastratit:





Ka 11-të ditë policët tanë të rrethuar e të bllokuar në kufi nga forcat terrorriste ruso-serbe;
Ka 11-të ditë që policët tanë me “pashteta” e “gullasha” pa u rru e pa u la, ndërsa Kurti me ministra nëpër restoranet e Prishtinës duke pi verë e birra dhe duke ngrënë peshk të shtrenjtë;
Ka 11-të ditë që KFOR nuk reagon me i zhblloku policët tanë e Kurti gënjen se ka koordinim me KFOR;
A e kuptojnë këta si ndihen familjet e fëmijët e 11 policëve;
Çfarë ka të bëjë kjo me sovranitet. Kjo është gjendje lufte!
Ku është reagimi i ” komandantës supreme”, i “Gjeneral ” Kurtit, i “nënkolonel” Bislimit, i komandant Sveçlës apo i Zonjës Non-Grata Haxhiu, etj.
MARRE!