




Rada Trajkoviq, Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq ka bërë të ditur se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit, nga policia kufitare.
Lajmin e bëri të ditur vetë Trajkoviq, përmes një postimi në Tëitter, transmeton lajmi.net.
“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej masës”, ka shkruar Trajkoviq.
Ndryshe Trajkoviq së fundi ka raportuar për disa probleme radhazi të cilat i pati me policinë serbe në pika të shumta kufiare./Lajmi.net/