Ehat Miftaraj ka thënë se protrsta është legjitime por nuk mund të quhet protestë kur njerezit janë me maska.
“Ata që mbajnë maska, dhe kanë sjellje anarkiste nga e drejta në protestë kalojnë në grup kriminal që për qëllim kanë destabilizimin e Kosovês dhe kësaj pjese të Ballkanit”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
E drejta në protestë është e garantuar në republikën e Kosovës. Serbet lokal në Republikën tonë kanë të drejtë të protestojnë, të shprehin paknaqësi në mënyrë të lirë dhe të papenguar.
Protesta është legjitime kur të njejtit tregojnë dhe dëshmojnë se janë shtetas të republikës. Nuk mund të quhet protestë kur shumica janë me maska, dhe janë të paguar nga grupe kriminale ose të nxitur nga aparati kriminal i Vuçiqit.
Ata që mbajnë maska, dhe kanë sjellje anarkiste nga e drejta në protestë kalojnë në grup kriminal që për qëllim kanë destabilizimin e Kosovês dhe kësaj pjese të Ballkanit.