




Edhe FC Barcelona ka reaguar pas finales së Kupës së Botës “Katar 2022”.
Argjentina triumfoi kundër Francës në finale pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4:2, shkruan Gazeta Express.
120 minutat e kësaj sfide u mbyllën me rezultatin 3:3.
Argjentina i dha fund pritjes 36-vjeçare për këtë sukses, i cili ishte i treti në histori për këtë vend.
“Më i miri që ka qenë ndonjëherë. Më i miri që do të jetë ndonjëherë”, thuhet në postimin e klubit të Barcelonës, aty ku Messi la gjurmë të mëdha dhe konsiderohet legjendë.