




Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit.
Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se detyra e atdheu janë mbi të gjitha.





“Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA”, ka shkruar Mehaj.