“Kam dasht me ia ble drejtorit shkollën”, Vali Corleone habit me rrëfimin e kësaj ngjarje kur ka qenë i vogël

Kohëve të fundit, Vali Corleone duket të jetë mjaft aktiv në rrjetin e tij social në tiktok. Ai, shpeshherë bën edhe disa veprime, ku njëri nga to, ia kishte sjellë edhe policinë në shtëpi. Por, së fundmi, Vali ka bërë një deklaratë tejet interesante, tek sa ishte live në tiktok. Ai ka deklaruar se ka dashur ta blejë shkollën kur ka qenë i vogël, shkruan pemajetes.com.

“Unë kam pas pare kur kam qenë i vogël, kom pas miliona kur kam qenë i vogël. Kom pas miliona në kohën e ex-Yougusllavia. I kam thanë drejtorit të shkollës ‘a po e shet shkollën se ta blej krejt”. Unë vetëm për një javë i kam hargju 35 mijë euro pa dal në kllab, pa dal në kafiq, pa shku askund, vetëm çka kam nejt me shokë edhe me shoqe”, dëgjohet duke thënë Vali. /pemajetes.com

Për më shumë, shiko videon e më poshtme: