Deputetja e LDK-së e lumtur me triumfin e Argjentinës: Falemnderit Messi për emocionet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, është shprehur e lumtur me triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës.

Ajo ka thënë se Lionel Messi iu ka dhuruar emocione të papërsëritshme.

“Falemnderit Messi për emocionet e papërsëritshme! Pa dyshim që kjo natë s’kishte si të mos ishte e jotja – pavarësisht se tifoz të kujt ishim sonte”, ka shkruar ajo në Facebook. /Express