




Në emisionin Kojshia Show, këtë javë të ftuar ishin ish-ushtari i UÇK’së, Dardan Krasniqi si dhe aktivistja serbe, Jelena Bulatoviç, të cilët folën për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe për mundësinë e tejkalimit të këtyre problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, shkruan Korrespodenti.
Aktivistja serbe, në këtë emision ka treguar se si e sheh ajo si qytetare serbe zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjen ë ndërsjellët. Ajo ka thënë se kjo mund të ndodh kur të respektohet Rezoluta 1244, pasi që sipas saj, Bashkësia Ndërkombëtare, përmes kësaj rezolute i ka parashiku disa kushte.





I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dardan Krasniqit, i cili i ka thënë asaj se Rezoluta 1244 ka vdekur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 2008.
Ndiqeni emisionin nga minuta 127:00 për ta parë debatin mes ish-ushtarit të UÇK’së, Dardan Krasniqi dhe aktivistes serbe, Jelena Bulatoviç.