Halit Barani, kryetar i KMLDNJ në Mitrovicë, përmes një postimi në Facebook, ka informuar qytetarët se si kriminelët serbë kanë vendosur një barrikadë tek Kroi Vitakut.
Ai thotë poashtu se edhe një barrikadë është vendosur në drejtim të Zveҫanit nga Qabra, duke vendosur barrikadën në një zonë ku nuk ka fare qarkullim të shqiptarëve.