“E doja shumë. E dija që Zoti do ma jepte, kisha një ndjenjë që do të shkonte kështu. Tani është koha për ta shijuar. U desh pak, por më në fund mbërriti. Shikoni çfarë bukurie eshte kjo Kupe! Kemi vuajtur shumë, por ia dolëm. Mezi presim të jemi në Argjentinë për të parë sa shumë festë do të ketë nga njerezit tane”
Lionel Messi do të vazhdojë të luajë për Argjentinën. La Pulce, i cili la të kuptohej se po mendonte të tërhiqej pas Kupës së Botës, e bëri të ditur pas triumfit sonte me penallti ndaj Francës: “Nuk ka asgjë pas kësaj lavdie, çfarë duhet të ketë? Asgjë! Pas fitores së Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës, jam pothuajse ne fund te karrieres sime.
Por nga ana tjeter me pelqen futbolli me pelqen ajo qe bej me pelqen skuadra kombetare. Nuk filloj te mendoj per ndeshjet qe do te vijne dhe ajo qe do te ndodhe! Donim te ishim kampion bote dhe jemi. Pikerisht ne ndeshjen time te fundit në një Botëror.