Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas aplikimit të djeshëm zyrtar të Kosovës për anëtarësim në BE, ka deklaruar se integrimi i Kosovës në bllok varet edhe nga dialogu me Serbinë.
Ajo theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën.
“Është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, deklaroi ajo në Twitter.
Në një deklaratë të përbashkët me eurodeputeti gjerman, Romeo Franz, Von Cramon apeloi te shtetet mosnjohëse, që ta njohin Kosovën si shtet, kështu për t’ia hapur rrugën e anëtarësimit në BE.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka sot dorëzuar zyrtarisht në Pragë aplikimin e Kosovës në BE, ministrit çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek.
Në fjalimin e tij në ceremoni të dorëzim-pranimit të dokumentit zyrtar, Kryeministri Kurti tha se kjo është një ditë historike për Kosovën.
Këtë hap të Kosovës, Kurti e quajti si një hap më afër BE’së.