




Stafi i RTK-së i dhuroi tifozes marokene flamurin e Kosovës gjatë ndeshjes Kroaci-Marok. RTK po e mbulon botërorin në Katar, ekskluzivisht nga vendi i ngjarjes, në pjesën finale të tij.
Kujtojme se sot Kroacia e ka përsëritur suksesin e Kupës së Botës në vitin 1998. Kombëtarja kroate ka arritur që të sigurojë vendin e tretë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar. Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic





Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Khalifa International” përfundoi me rezultatin 2:1. Të tre golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë. Josko Gvardiol (7’) dhe Mislav Orsic (42’) ishin autorët e golave të fitores për kroatët.
Kurse, Achraf Dari (9’) e shënoi golin e vetëm për marokenët. Kombëtarja e Kroacisë me këtë triumf siguroi edhe stolisjen me medalje të bronztë. Kujtojmë se ballkanasit suksesin më të madh e regjistruan në vitin 2018, kur dolën në pozitën e dytë.