Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas fotografisë së shpërndarë të gjendjes shëndetësore të këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq.
Pacolli përmes një shkrimi në Facebook thotë se bota demokratike duhet të reagojë për lirimin e Trajkoviq.
“Është e e pakuptueshme, jo ligjore e as korrekte që qytetarja e Kosovës Rada Trajkoviç të mbahet në kushte jo-njerëzore në kufirin e Kosovës e Serbisë. Bota demokratike duhet të reagoj pa hezitim në lirimin e zonjës Trajkoviç e cila përndryshe është e semurë dhe i nevojitet trajtimi mjekësor”.
Ndryshe, gjendja shëndetësore e këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq është përkeqësuar gjersa po mbahej nga policia serbe në pikëkalimin kufitar të Merdares.
Si rezultat i kësaj, ajo është transferuar në një qendër mjekësore në Prokupël të Serbisë.