Një video emocionuese tregon momentin kur një ushtar ukrainas takoi vajzën e tij që raportohet se nuk e kishte parë për nëntë muaj.
Janë bërë më shumë se nëntë muaj që kur nisi konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë, kur presidenti rus Vladimir Putin nisi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.
Derisa mobilizohen për në vijë të frontit, ushtarët mund të kenë lënë pas më të dashurit e tyre.
Por një video e publikuar së fundmi nga Ukraine World, tregon ushtarin i cili kthehet për ta vizituar vajzën e tij në shkollë, të cilën sipas kësaj llogarie nuk e kishte parë për nëntë muaj.
“Një ushtar i Ukrainës mezi priti të shihte vajzën e tij dhe erdhi në shkollën e saj. Ata nuk janë parë për nëntë muaj”, thuhet në mbishkrimin e videos.