Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar kërkesën e Serbisë për t`i sjell 1000 trupa ushtarake në Kosovë.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kush dëshiron të ia plotësojë Serbisë këtë kërkesë do të ballafaqohet me veteranët e UÇK-së.
Klinaku ka deklaruar se veteranët ashtu siç iu kanë dalë përballë 100 mijë trupave gjatë luftës në Kosovë, do të iu dalin sërish përballë.
“Në momentin që Policia rrezikohet në vendin tonë, ne do të dalim në mbrojtje të Policisë. Nëse dikush mendon t’ia realizojë kërkesën Serbisë për futje të 1,000 trupave në Kosovë, ne u themi atyre se ne u kemi dalë përballë 50 mijë e 100 mijë trupave gjatë luftës në Kosovë, e natyrisht se do t’u dalim sërish përballë dhe do të ballafaqohen edhe ushtarakisht me ne si luftëtarë të UÇK-së. Presim që të mos vijë deri te kjo situatë”, ka thënë Klinaku.