




Shteti afrikan dekoron biznesmenin e njohur nga Mitrovica
Shteti i Guineas dekoron biznesmenin kosovar me “medalje nderi” për kontributin e dhënë në këtë shtet afrikan. Ambasadori i Guineeas në Gjermani, në një gala event të mbajtur ne Dortmund nga Ambasada e Guineeas, Mr. Aboubacar Konate, nderon me medalje nderi biznesmenin nga Mitrovica, Afrim Hajra, raporton Korrespodenti.
Lidhjet biznesore në botën e biznesit bëjnë të kuptojnë se shqiptarët fuqishëm po shtrihen në sferen ndërkombtare.





Në fjalimin e mbajtur në këtë event, flitet edhe për investime të ndërsjellta ndërmjet vendeve si dhe falenderime të shumta për z.Afrim Hajra nga ana e organizatorit, njëherit edhe shef i zyres së konsulates së shtetit të Guineas në Gjermani, Mr. Ibrahim Camara.
Vlenë te theksohet se në këtë event ishte i pranishem edhe kryetari i qytetit të Dortmundit, Thomas Westphal. /Korrespodenti
Fjalimin mund ta ndiqni poshtë në video: