




Duke komentuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, me theks të veçantë ajo për Asociacionin, Hisen Berisha, deputet i PDK-së ka thënë se i njëjti do të ketë rreziktë ketë autonomi autoritare në një vend.
Sipas Berishës, kryeministri Kurti për këtë marrëveshje i ka vetëm dy alternative për të dalë në krizat që i krijoi vet.





Njëra sipas tij, është ‘beteja e fituar ndaj Vuçiqit’, si dhe tërheqja e Kurtit nga politika në mënyrë që të shes patriotizëm para qytetarëve që kinse ai nuk e zbaton Asociacionin.
“Tani po përballemi me planin franko-gjerman. Përballja e Kosovës me një plan të tillë, nuk është në shërbim të vendit, e as në ruajtje të unitetit. Kurti nuk ka hyrë rastësisht në politikë. Është process shumë i gjatë për ardhjen në këtë pozicion”, tha Berisha në Prime Time.