Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi dhe modelja Gresa Hoti, mbrëmë (e mërkurë) kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ai i ka bërë disa komplimente bukuroshes shqiptare, ndërkohë që tregon se ka një qëllim tjetër.
36-vjeçari siç u shpreh edhe më parë dëshiron që të ribashkohet me ish-gruan e tij, Keisin.
“Misioni im në Big Brother… Mua nuk ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje”, tha artisti.
“Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je e shoqërueshme, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj që të ribashkohem me ish-të fejuarën time. Edhe ti do të më ndihmosh”, ka thënë në vazhdim këngëtari.
Në një bisedë që Stresi bëri ditë më parë me aktoren Shota Baraliu, theksoi se Gresën e ka shoqe dhe e do vetëm si shoqe.
BBVK ka nisur prej disa ditësh dhe që nga fillimi ka pasur rrëfime e ngjarje të ndryshme.