




Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do të krijojë Asociacion me kompetenca ekzekutive që e pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës.
Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se po ashtu Kurti nuk do të japë dorëheqje, anipse shtoi se mund ta shkarkojnë.





“Unë për Kurtin kam thënë se nuk e len referendumin, nuk i len zgjedhjet e Serbisë qetu me u mbajt. E tash unë po të them që një: ai nuk e bën asociacionin me kompetenca ekzekutive që e pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës,
dy: nuk jep dorëheqje, mujnë me shkarku edhe
tre: një sen po ua thom t’u kon në opozitë ka me kundërshtu fort asociacionin. Për qito unë garantoj”.