Vlora Çitaku i reagon Borrellit: Thaçi asnjëherë s’është arrestuar, ai është vetëdorëzuar për t’u përballë me akuzat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryediplomatit Evropian, Josep Borrell, lidhur me ish-presidentin Thaçi.

Çitaku ka thënë se deklaratat e Borrellit, e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!
Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.

Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit”, tha Çitaku.